“Berishistët folën për gjakderdhje”, Bardhi: Po marrim masa, nesër jemi në zyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se dyert dhe dritaret e selisë blu nuk janë blinduar, por pranoi faktin se janë marrë masa për të shmangur përplasjen mes demokratëve.

“Nëse Sali Berisha ka ndonjë fakt që ndonjë nga anëtarët e PD-së që hyjnë në seli ka rekorde kriminale t’i bëjë publike. Së pari kërkon të dhunojë selinë e PD-së me eksponentë të krimit dhe se dyti që është pakicë e pakicës në PD. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje të shtunën në selinë e PD-së. Demokratët do të vrasin demokratët, ky është qëllimi i Berishës? Ky është qëllimi i një njeri në dëshpërim që ka humbur arsyen” tha ai.

“Është fakt që në seli janë duke u kryer punime nga më të ndryshmet. Është detyra jonë të marrim cdo masë për të shmangur cdo mundësi përplasje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që meqë Berisha ka humb ur arsyet, ne të lejojmë këtë shoë dhe ti bëjmë këtë dhuratë të çmuar Edi Ramës. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre. Cdo zyrë e selisë ka të njëjtat dyer dhe dritare. E vetmja derë e veshur me hekur është ajo ku ndodhet panelet, pasi në këtë moment është duke u punuar” shtoi Bardhi./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 14:58