Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për media, është ndalur tek afera e inceneratorit të Tiranës, ku u shpreh se Erion Veliaj është padroni i djegësave.
Sipas Berishës, Veliaj është ai që i hapi dyert aferës së vjedhjes së shekullit.
“Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet e tij mafioze dhe të tjera dhe kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë, ose së paku si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Në këtë kuadër, burime të ndryshme shpehen se ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë.
Dua të theksoj që në fillim se këto qëndrime përbëjnë vepër të re, të veçantë penale, për të cilat ai do të bëhet përgjegjës gjer më një, krahas përgjegjësive të rënda ligjore dhe penale që mban si njeriu më kryesor i djegësit të Tiranës.
Të pretendosh se je viktimë, apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri, do të thotë të tallesh, jo vetëm me veten tënde, por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar. Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës, i cili për të çelë dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga strategji depozitim-seleksionim-riciklim dhe zgjerim i landfillit, në djegie me koncesion me inceneratorin e Tiranës.
Askush, as Klodian Zoto, as Mirel Rama, pra Edi Rama nuk mund të vendoste dhe ti diktonte një vendim të tillë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, tha Berisha./albeu.com