Një ditë pas shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka reaguar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ku ka zbuluar skenarin e marrjes së këtij vendimi nga Edi Rama.
Sipas Berishës, Ilir Proda, u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver Hoxha, e cila u sulmua me molotov nga protestuesit në tubimin e opozitës më 28 shkurt.
Gjithashtu, ashtu, Berisha komentoi edhe Sokol Bizhgën, i cili u komandua në vend të Ilir Prodës.
Kryedemokrati e cilëson Bizhgën si një armik të egër, duke thënë se ai duhet të dënohet me 30 vite burg për tradhti ndaj shokut të tij.
“Armik i egër, tradhtar i bashkëluftëtarit, kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Ky është një tradhtar që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Rama. E hoqi Prodën se nuk mbrojti vilen e Enverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha kur u pyet për shkarkimin e Prodës dhe komandimin e Bizhgës.
Më tej Berisha, deklaroi për Ilir Prodën se; “ka një fakt, ishte shënjuar nga ne si bashkëpunëtor i bandave”.
