Berisha: T’i hiqet imuniteti Ballukut dhe të shkojë aty ku kërkon SPAK, Linda Rama, arkitekte e kopshtit privat të kryeministrit

Këtë të enjte, kreu demokrat Sali Berisha, në fjalën e tij në Parlament ngriti shqetësimin e procesit të integrimit, pasi sipas tij nuk po ec përpara.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, kjo për shkak të dosjes së Belinda Ballukut dhe AKSHI-t. Lideri demokrat u shpreh se Ballukut duhet t’i hiqet imuniteti, ashtu sic kërkon Prokuroria e Posaçme.

Të lidhura

None found

Akuza ngriti edhe për Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Rama, duke thënë se ajo duhet të dërgohet në SPAK, pasi është arkitekte e asaj që Berisha e quan “kopshti privat i kryeministrit”.

“Edi Rama me vasalët e tij në këtë parlament bëjnë gjithçka që ta nxjerrin parlamentin jashtë kohë, që t’i imponojë parlamentit një axhendë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me interesat tuaja.

Sot, dy janë çështjet më themelore që u interesojnë qytetarëve shqiptarë, nafta dhe integrimi europian. Integrimin evropian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguar të diskredituar, të cilët jo që nuk u zgjidhin ju punë, por përkundrazi neverisin të gjithë ata që i takojnë.

E bazoni në telefonata hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, që i kap dhe nuk i lëshon në telefon. Por ky nuk është procesi i integrimit.

Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës.

Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën.

Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore. Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty.

Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi.

Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj”, u shpreh  Berisha.


Shtuar 23.04.2026 11:10