Berisha thyen masën e arrestit, fut në shtëpi ish-politikanin europian, mbajnë fjalim nga dritarja

Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij Elmar Brook, politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.

Brook dhe Berisha mbajtën të dy fjalime nga dritarja e banesës së ish-kryeministrit, para grupit të mbështetësve që ishin mbledhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, mes tyre sot prezent ishte edhe Ilir Meta dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

“Të dashur miq, më lejoni që në emër tuaj dhe të PD të shpreh mirënjohjen më të pakufishme mikut të shquar të kombit shqiptar, personalitetit të njohur të partisë së Helmut Kohlit, ish-drejtuesit prej rreth 20 vitesh të Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, zotit Elmar Brok.
Të dashur miq, zoti Brok na ka nderuar sot në një ditë të veçantë të jetës së tij. Ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane, e përpjekjeve tona për integrimin e Shqipërisë në Europë”, tha Berisha. 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.

Berishës sipas ligjit, i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë./albeu.com


Shtuar 14.05.2024 21:09