Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbi ecurinë e fushatës elektorale dhe veçanërisht për takimin e zhvilluar një ditë më parë me komunitetin shqiptar, në Breshia të Italisë.
Ai e cilësoi këtë takim si një nga kulmet e turit elektoral, duke theksuar entuziazmin dhe optimizmin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit dhe nevojën për një rotacion politik.
“Një kontrast të tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992”, u shpreh Berisha, ndërsa shprehu mirënjohje për angazhimin e shqiptarëve jashtë vendit në këtë proces.
Berisha: Breshia ishte një tjetër pikë kulmore e turit dhe fushatës. Entuziazëm i papërshkruar, një optimizëm i shqiptarëve në diasporë për 11 majin dhe rotacionin politik e ndryshimin e pushtetit. Pafundësisht mirënjohës dhe i motivuar për të gjithë ata që kontribuan në këto zhvillime madhore të fushatës më të rëndësishme elektorale për zgjedhjet. Një kontrast të tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992.