Berisha sulmon Alibeajn: I vetëshpalluri kryetar dështoi të manipulojë grupin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj dështoi të manipulojë Grupin Parlamentar të PD-së.

Berisha e ka cilësuar si të mirë mbledhjen prej disa orësh në selinë blu, ndërsa nuk hezitoi të sulmojë edhe Alibeajn.

“Kontrastonte i vetëshpalluri kryetar i PD. Nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar PD u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje. Tani, propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi. Pati ide mjaft racionale. Mund t’ju them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i PD për situatën e dhënë, dhe natyrisht siç u informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD të padisë me urdhër të Edi Ramës unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit. Kjo e mërziti edhe më shumë por realitet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mirë. Deputetët u përpoqën të japin cdo kontribut”, deklaroi Berisha./albeu.com/