Berisha: Skapi mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun ndaj opozitës. Çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në qeli?

Në ditën e 314 të qëndresës qytetare, kryetari i Partisë Demokratike foli për krimin që ka pushtuar vendin, ku u shpreh se organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës.

Ndër të tjera, Berisha tha se Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme për ju misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të interesit kombëtar, të interesit të çdo shqiptari pararendës të vërtetë të fitores së opozitës dhe çlirimit të Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.
Të dashur miq, çdo ditë që kalon është frymëmarrje e pamerituar për regjimin e krimit, drogës, regjimin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve dhe vrasësve.

Çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale –qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.
Çdo ditë që kalon, organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës.

Çdo orë që kalon është orë e diktaturës, orë e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve. Është orë e dhunës, terrorit ndaj opozitës.
Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.
Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa.

Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.
Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit.


Shtuar 10.11.2024 20:03