Nga dritarja e shtëpisë së tij, si çdo ditë, Sali Berisha tha se “Rruga e Shpresës” do të jetë rruga më e sigurt e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë.
Berisha: Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë në ditën e 60 të qëndrimit tuaj të pamposhtur, të luftës dhe betejës tuaj pa kthim kundër të keqes së madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe qenien shqiptare. Një mirënjohje të pakufishme ju që mblidheni çdo natë dhe bëheni zëri i të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Një mirënjohje të pakufishme oratorëve që shndërruan këtë platformë, në parlamentin e vërtetë të shqiptarëve, në parlamentin e vërtetë të fjalës së lirë. Rruga e Shpresës u bë rruga e kthesës së madhe. Rruga e Shpresës u bë bulevardi i shpresës.
Rruga e Shpresës do të jetë rruga më e sigurt e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë. Beteja juaj është një betejë sa tokësore, aq dhe hyjnore. Kjo betejë përballet me një regjim që nuk ka asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Me një kalbësisë dhe llum njerëzor që tejkalon çdo imagjinatë. Në 60 ditë ju arritët të ngrinit në këmbë Shqipërinë. Në 60 ditë ju arritët nga një grup njerëzish të paraqitni para shqiptarëve, Shqipërisë dhe mbarë botës si shumica më e fuqishme politike e Shqipërisë. Si shumica numerike më e madhe, si shumica fitimtare e saj në 20 shkurt.