Berisha rikthehet në seli dhe nis mbledhjen me dyer të mbyllura, çfarë po ndodh në PD pas vendimit të Apelit

Pas deklaratës për medie menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Sali Berisha është rikthyer në selinë blu.

Ai po zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura së bashku me përfaqësuesit e grupimit të tij, ndërsa u është bashkuar edhe Edi Paloka.

Në ditët në vijim, Berisha do të mbledhë Forumet e PD, dhe më pas do të vendoset për aksionin opozitar dhe nëse do të ndryshohet strategji për protestat.

Gjithashtu një pikë tjetër që do të diskutohet është edhe skenari që do të ndiqet për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit./Albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 20:51