Berisha replikon me Ramën: Rezultati me Spanjën s’mund të jetë kurrë në plan të dytë, Kombëtarja sot do bëjë historinë

Përmes një postimi ne rrjetin social “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ndeshjen Shqipëri- Spanjë, duke shkruar se Rama është tersi i kuqezinjve, i njohur tashmë dhe ndërkombëtarisht.

Teksa ka reaguar lidhur dhe me deklaratën e Ramës, të cilën e cilëson një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore. #sb”, shkruan Berisha.


Shtuar 24.06.2024 15:52