Berisha reagon ndaj Ramës: “Po ç’kusur ka gazetari të dëgjojë për gjyshen tënde”

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament ditën e sotme ka kriktikuar përgjigjien që kryeministri Edi Rama i dha gazetarit ditën e djeshme.

Gazetari pyeti Ramën  lidhur me mos- ndërmarrjen e hetimeve ndaj ministrit Ulsi Manja pasi u shfaq në përgjimet e Bild.

“Budallëqet e femijërisë tënde atë që të ka thënë gjyshja kur ja ke sjellë në majë të hundës mos ua thuaj gazetarëve. Po ç’kusur të ka gazetari të dëgjojë çfarë të ka thënë gjyshja ty?”-tha Berisha në Kuvend.

Përgjigjia e Berishës ishte për debatin e djeshëm mes Ramës dhe gazetarit:

Gazetari: Sa e moralshme është që ti bëni kërkesa drejtësisë kur në krahun tuaj të majtë ndodhet Ulsi Manja i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 ku në përgjimet e Bild del me zë të pastër se deklaron dhe i premton favore Robert Agës ish drejtorit të komisariatit të Dibrës asokohe, kujtoj shprehjet këtu të zotit Manja “na duhesh për punë më të mëdhaja or burrë” dhe “na themi për më nalt o burrë”, dy premtime pasi ky i fundit ishte angazhuar në fushatë në 2016. Sot Manja është ngritur në detyrë, është ministry i drejtësisë, nuk është para asnjë institiuconi drejtësie.

Rama: Pse qesh kur e thua këtë apo ke paraysh se…

Gazetari ndërhyn nga vendi

Rama: Nuk ka nevojë se e dëgjova. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale por ska problem. Pse qesh kur reciton këtu këtë.

Gazetari: Të lutem etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari ku kam studiuar edhe mund të vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime.


Shtuar 12.05.2022 15:26