Ish-kryeministri Berisha hyri në selinë e Partisë Demokratike para pak minutave me disa prej mbështetësve të tij.
Gjatë kësaj kohe në seli nuk është vetëm Berisha, por edhe Basha, i cili ndodhet momentalisht në një mbledhje me eksponentë të lartë të PD-së.
Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur./albeu.com/