Ish-kryeminsitri Sali Berisha gjatë rezantimit të kandidatit për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, theksoi se gjatë këtyre nëntë viteve shqiptarët janë përballur me diskriminim.
Sipas tij veriu i Shqipërisë është lënë pas dore, dhe se qeveria i ka braktisur totalisht ata.
“Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe përjeton rrokullisjen e saj më të madhe. Qytetarët shqiptarë sot përballen çdo ditë me varfëri në rritje, me pasiguri në rritje, me zhgënjim dhe dëshpërim. Kjo është e vërtetë në mbarë Shqipërinë, por është dy herë e vërtetë në zonat e veriut, të cilat ua them unë ju këtu, Edi Rama sapo mori pushtetin i shpalli ato me rreth të kuq, zona armiqësore, njëlloj siç i shpalli ato në 1944-45, Enver Hoxha dhe klika e tij.
Nëse ju merrni investimet që kjo qeveri ka sjellë në qarkun e Shkodër, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Pukë janë absolutisht as 3% e të gjitha investimeve që ka dërguar të zemë, në dy bashki socialiste, as 3 % të tyre. Pak ditë më parë unë pashë banorët e Dukagjinit, duke protestuar me të drejtë për rrugën. Në vitin 2013, qeveria ka lënë të gatshme, në ndërtim e sipër rrugën Hani i Hotit-Vermosh që kishte shkuar deri në Tamarë, rrugën Shkodër-Dukagjin e cila kishte shkuar deri në Prekal, rrugën Bogë-Theth që kishte shkuar përtej Bogës dhe po shkonte për në Thethit.
Ndërtoi urën këtu, e vërteta është mjaft e kushtueshme, mbi 6 mln euro, rikonstruksionin e rrugës Vau Dejës-Koman. Ku janë? Dy të parat janë drejt fundit, e Prekalit asnjë kilometër nuk është shtruar më tej. Dhe kanë paftyrësi të pretendojnë se ky qenka defekt i bashkisë. Në një kur bashkia, nuk ka, sepse është një aks kombëtar dhe bashkia nuk ka asnjë tagër për atë rrugë, lamë gati projektin dhe fondin. Po u nis një rrugë, financimi i saj garantohet para se të nisë ndërtimi.
Çfarë ndodhi me rrugën tjetër. E filluan rrugën Vau i Dejës-Koman. Kur një ditë deputeti e ngriti ndërprerjen e punimeve, si iu përgjigj ministrja në parlament; ajo tha, nuk është rrugë turistike, nuk ka punë me turizmin. Sikur ajo të ishte nga Zululandi mund të fliste në këtë mënyrë, por gjë më të turpshme të thuash ti, që rruga që lidh Vaun e Dejës që kalon buzë liqenit dhe e lidh me Komanin, liqeni i të cilit përbën absolutisht fjordin më të mrekullueshëm në Europë dhe të pretendosh se ajo nuk është një zonë turistike, të pretendosh se Alpet nuk paskan potencial turistik, ti ke një urrejtje të verbër ndaj asaj zone dhe vendi dhe turpëron çdo njeri që dëgjon.
I dhashë këto shembuj për të thënë se Edi Rama është një diskriminues i veriut. Ka krijuar disa grupe të cilat vjedhin si shushunja, ju ditën dhe natën. 120 familje socialistë dhe kryesocialistësh futen në kundërshtim me çdo ligj, futi në ndihmë kryetari socialist vetëm e vetëm për të blerë vota”, tha Berisha.