Berisha prezantoi Bardh Spahinë, reagon PD: Nuk thanë asnjë fjalë për Tom Doshin, por lëshuan vrerë ndaj demokratëve

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahinë.

Pas prezantimit të tij, ka ardhur reagimi nga PD-ja thotë se non grata u shfaq sërosh në Shkodër duke mos thënë asnjë fjalë për Tom Doshin, por lëshoi vrerë ndaj demokratëve të ndershëm.

Deklarata e PD:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e radhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratet nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptarë e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.


Shtuar 12.02.2022 20:29