Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, komentoi edhe incidentin mes kreut të grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjithashtu Rama tha se zgjedhjet me konsensus të presidentit ishin meritë e Partisë Socialiste.
“Mori një rrjedhë pak sa xhudiste parlamenti, por unë dua të rikthehem aty ku e nisa dhe me gjithë këto zëra, ca nga bota tjetër, ca mbi kufomat e botës tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. Kështu që po i referohem, zotit Mediu, sepse është me rëndësi që të vihen ca pika mbi “i” mbi procesin që duam, ndërsa me shpirtrat e vdekur, të lirë, nuk është fare fusha ime.”tha Rama.