Berisha për Ramën: Jo të ndërroj xhaketën, por edhe të dalë lakuriq nuk e ndal dot vrullin tonë

Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij pas votimit në referendumin kombëtar të thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës është shprehur se Partia Demokratike po ngrihet fuqishëm dhe po kthehet në shpresë për shqiptarët.

Kjo gjë sipas tij ka shqetësuar së tepërmi kryeministrin Rama dhe pengun e tin Lulzim Basha.

Sipas Berishës, lëvizjet e Ramës dje në studion e Zonë e Lirë, të linin të kuptoje që ishte mjaft I shqetësuar dhe po shprehte mbështetje ndaj pengut të tij.

Berisha shtoi gjithashtu se Rama jo vetëm po të ndërroj xhaketën, por edhe nëse do të zhvishet lakuriq, nuk e ndal dot vrullin e revolucionit.

“Jo vetëm po të ndërroi xhaketën siç bëri dje, por edhe nëse do të zhvishet lakuriq nuk e ndal dot vrullin tonë”, u shpreh Berisha./albeu.com/