Berisha: Patronazhistët, terroristë të kuq që po tmerrojnë nënat dhe baballarët nëpër administrata

Kreu i PD-së Sali Berisha, në Ditën e Rinisë, ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Kreu demokrat, gjatë fjalës së tij foli për lëvizjen studentore, u shpreh se ka qenë një nga lëvizjet më heroike për të solli pluralizmin në Shqipëri.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se Shqipëria bëhet vetëm me revolucion dhe nga njerëzit që e duan.

Ai u ndal dhe te patronazhistë duke i cilësuar si terroristë të kuq që kanë tmerruar punonjësit nëpër administrata.

“Ne do bëjmë gjithçka që të drejtën e votës t’ia garantojmë çdo qytetari. Sot, njësoj si 40 vjet më parë, në pushtet është një klikë që urren liritë tuaja, një njeri që ka shndërruar shtetin në një makineri të shtypjes, rrembit dhe plaçkitjes së votës. Në pushtet është një njeri që përdor miliona para të nënave dhe baballarëve tuaj, për të blerë votën. Në qytet është një njeri që ka krijuar një armatë të zezë të patronazhistë që sillen si terroristë të kuq që terrorizojnë nënat e baballarët tuaj. Në qytet është një njeri që bën gjithçka, jo për të ardhmen tuaj, por për narkotrafikantët e drogës”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 8.12.2022 13:35