Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka lëshuar një kërcënim me jetë, ose me burg “me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla”, për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku Gazment Bardhit, ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.
Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe të tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet e tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë.
U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh”, – tha Berisha./TPZ