Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar konferencë urgjente me gazetarët pas lajmit për ndalimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
“Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari””, thuhet në njoftim.
Lexo edhe: Privatizimi i ish-klubit Partizani, ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi
Ndalimi i Malltezit është bërë në Rinas. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ishte duke u kthyer nga një vend i BE-së, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.
Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja./Albeu.com/