“Berisha njeri i afërt me Enver Hoxhën”, Balla: Kuvendi në shtator do adresojë këtë situatë absurde

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë një situatë absurde gjatë sezionit të ri në shtator.

KMe anë të njv postimi në Facebook ai shprehet se se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë institucionin me praninë dhe gjuhën e tij. Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

POSTIMI I BALLËS:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij./albeu.com