Berisha: Njerëz pranë Bashës përfituan nga inceneratorët

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët.

Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.

Lideri i opozitës kujtoi pengesat që i shkaktonte PD-ja, Abi Malltezit në denoncimin e aferës që sot e kësaj dite ka dalë në dritën e diellit.

Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës…

Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt.

Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar…

Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua.

Shtuar 4.07.2022 22:26