I sapomartuar, por ish-bashkëshorti bën veprimin e papritur në ditëlindjen e Rudina Dembacajt (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e 35. Miqtë, familjarët, Marku dhe fëmijët e tij ja kanë bërë këtë ditë speicale aktores duke e pritur në mesnatë me një festë me fishekzjarre.

Lidhja me Mark Frrokun e ka sjellë Rudina Dembacajn në qendër të vëmendjes, pasi ajo u bë publike menjëherë me lajmin e divorcit me Aleksandër Varfajn.

Por ky i fundit ka habitur rrjetin sot me një InstaStoryt, pikërisht ditën e lindjes së aktores. Aleksi ka shpërndarë një foto të vajzës së tyre, Viktorias, por që është shkëputur nga kujtimet e dy viteve më parë, kur marrdhëniet me Rudinën ishin fantastike.

Nuk dihet se ç’ka dashur të thotë ish-bashkëshorti i aktores me këtë InstaStory, pasi vetëm pak ditë më parë ai dhe partnerja e tij e re bënë publike martesën e tyre./albeu.com/