Ish-kryeministri, Sali Berisha, është shprehur gjatë orëve të fundit se vendimi i Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka qenë një Pazar mes Ramës e Bashës.
Berisha shtoi se do të bëjë gjithçka që t’a çmontojë këtë marrëveshje që sipas tij është bërë në kurriz të PD-së.
Gazetarët e pranishëm e pyetën Berishën nëse kishte ndërmend të ngrinte një grup parlamentar të vetin, por ai tha se ishte pjestar i grupit të PD-së.
Ndërkohë që thotë këtë, duket se Berisha ka filluar të lëvizë për të ndëshkuar Bashën. I ftuar në Abc Live përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i FRPD dhe ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, paralajmëroi një mbledhje të këtij organizimi të rendësishëm të partisë pa dijeninën e kryetarit Basha, përmes të cilit ai të shkarkohej.
Do të duhen 25% të firmave të anëtarëve të këtij këshilli për të mundësuar organizimin e tij, por me Edi Palokën në krye që u radhit krah Berishës, kjo nuk duket një mision i pamundur./albeu.com