Ish-kryeministri Sali Berisha po mban momentalisht “Foltoren” e tij me mbështetës të Partisë Demokratike në Florida të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Ai tha se Kim është Kataliste në marrjen peng të opozitës dhe liderit të saj Basha.
“Yuri Kim me ndërhyrjet e saj është kataliste dhe ka asistuar në marrjen peng të Opozitës. Më 19 u shpall një vendim ku thuhej se unë jam shpallur non-grata për korrupsion. Menjëherë i dërgoj një letër Antony Blinken dhe i them se ky është një akt lobimi i Ramës dhe Soros. George Soros fillimisht u bë sponsor i shoqërisë civile në Shqipëri dhe unë e mirëprita këtë veprim të tij, por çfarë konstatova se gjithë rrjeti përbëhej nga individë dhe eksponentë të ekstremit të majtë. Ai u vendos nën ombrellën apo si levë e Partisë Socialiste. Me fonacionin e tij ndërmori reformën ne drejtësi në Shqipëri me qëllimin e tij për t’i dhënë Ramës një dorë. Cilat janë rezultatet të dashur miq? Katastrofale”, u shpreh Berisha./albeu.com/