Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorë të Lazaratit, në vijim të takimeve të tij të mbajtura në qarkun e Gjirokastrës.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha ndër të tjera se dikush i ka thënë se krueministri Edi Rama kërkon ta shpërbëjë si fshat Lazaratin.
Berisha i është drejtuar Ramës duke i thënë se Lazaratin nuk mund ta shpërbëjë askush, teksa tha se do të bëjë gjithçka që aspiratat dhe potencialet e këtij fshati, të kenë prosperitetin që meritojnë.
“Ndjehem krenarë me mbështetjen e secilit prej jush. Po vi këtu nga Libohova dhe një mik i imi atje më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur se Libohovën duhet ta vënë heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare i them Ramës se Lazarati është këtu dhe s’ka të fortë në këtë botë që mund ta shpërbëjë. U përpoq diktatura mizore e etërve të tu, por ata përfunduan në kosh, ndërsa Lazarati mbeti, ndaj ideja e vazhdimit të tu mizor të persekutimit të Lazaratit do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme.
Kam ardhur për t’u zotuar para jush se me deputeti tuaj, se do bëjmë çdo gjë për ju, për kapacitetin, femrat, që të kenë prosperitetin që meritojnë. Por kam ardhur këtu të dëgjoj zërin tuaj, sugjerimet tuaja, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD”, tha Berisha.