Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot 6 kandidatët për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 6 mars dhe zbuloi se në këto zgjedhje do të hyjë në koalicion me LSI-në.
Menjëherë ka reaguar PD-ja zyrtare përmes një postimi në Facebook ku thotë se “Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve”.
Reagimi i plotë:
Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.
Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.
Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën./albeu.com