Berisha: Mezi pres të rikthehem në Kuvend, kemi armatë të fortë kundër narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të hyjë në Kuvend në shtator. Në një prononcim për mediat, Berisha tha: “Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres. Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë”.

Berisha tha gjithashtu tha se opozita ka një armatë të fuqishme kundër narkoshtetit që janë 730 mijë shqiptarë.

“Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet t’i shihni gjëra në kompleksin e tyre. Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thotë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do t’i ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës. Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund t’iu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia.”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 14:52