Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama si i përfshirë në shumë afera.
Ndërkohë që la pa akuzuar edhe vëllean i kryeministrit.
“Klani Rama është tashmë i përfolur në të gjithë këto afera, i përfolur në djegësat, Portin e Durrësit, Butrint, bastet, piramidat e ngritura me Call Center. Tani mori dhe bastet.
Se dy persona kanë qenë të njohur në fushën e basteve, Ervis Martinaj, si njeriu më kryesor i kësaj industrie, ai askush nuk merr vesh të vërtetën por e vërteta është që fill pas zhdukjes, eleminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama
Ai ka qenë njeriu në hije i basteve“, u shpreh Berisha./albeu.com