Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në orën 17:00 Këshillin Kombëtar të PD.

SELIA-BLU

Gjatë mbledhjes, do paraqiten për miratim vendimet e marra nga Kryesia. Gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar.

Ndërkohë mesditën e sotme u mblodh edhe Kryesia e PD, ku u morën një sërë vendimesh.

Kryesia vendosi ngritin e një grupi auditimi për financimet ruse në PD, i cili si qëllim bërjen e transparencës dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshmita ruse në adresë të PD-së.

“Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e  dyshimta të ardhura nga Rusia”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Grupit të auditimit do përbëhet nga:

Ledina Mandia – kryetare

Florion Mima – Anëtar

Edmond Spaho – Anëtar

Enno Bozdo – Anëtar

Aldo Bumçi – Anëtar

Gjithashtu u mirata rregullorja mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Floriana Garo, informoi se “në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Së fundmi, u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.”