Mes tyre dhe “armikja” e Berishës, kush janë emrat që mund të propozohen nga Alibeaj për President

Kanë dalë disa prej emrave që mund të propozohen për president nga Enkelejd Alibeaj.

Ndër emrat që po qarkullojnë brenda demokratëve janë Ina Rama, Visar Zhiti, Dritan Demiraj, Dashamir Shehi, Neritan Ceka apo Arben Cejku.

Ndërkohë Majlinda Bregu dhe Dashamir Shehi pritet të jenë propozime të aleatëve të PD-së.

Kujtojmë që një nga emrat më të rëndësishëm është ish-kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e cila njihet për përplasjet e ashpra me Sali Berishën.

Këto emra vijnë si një përpjekje nga Enkelejd Alibeaj për të propozuar atë që ai ka theksuar në mbledhjet e mëparshme, një President të shqiptarëve dhe jo të partisë.

Sot në selinë e PD-së është parashikuar edhe mbledhja e Grupit Parlamentar, ku pritet që Alibeaj bashkë me mbështetësit e tij do të diskutojnë mbi emrat që do propozojnë për President.

Kujtojmë se mes mazhoracnës dhe opozitës dje u arrit dakordësia e parë

që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët./albeu.com/