Basha “kunjë” Berishës: Do largojmë toksinat e të kaluarës, kemi tjetër mendësi (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se PD do të largojë toksinat e së kaluarës, gjuhën e urrejtjes dhe modelin e frikës.

Basha thotë se në vend të modeleve të së kaluarës do të sjellë së bashku me demokratët një tjetër mendësi, me të cilën sipas tij do të ndërtojnë të ardhmen më të mirë.

Komentet Basha i bëri në Facebook, pas një takimi që zhvilloi me gratë demorakte në kuadër të ristrukturimit të LDG-së.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Basha në Facebook./albeu.com/

Shtuar 18.01.2022 17:44