Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu, teksa u ndal te data historike, që është përmbysja e bustit të Enver Hoxhës.
Berisha tha se regjimi sot ngjan me regjimin e dikurshëm diktatorial dhe u bëri thirrje drejtuesve të punojnë për të nxjerrë shqiptarët në protestë.
“Nuk kanë përjetuar dhe nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor. Të tjerë me të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë, por e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi ka dhunuar Kushtetutën, shtetin ligjor pa një elektroshok të fuqishëm të këtij sistemi. Unë nuk di se si mund të ketë zgjidhje tjetër. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët për t’i tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje. Mendoj se jemi në fillim e tij”, tha Berisha.