Berisha mban “Foltoren” me gratë demokrate, kush është njeriu special që e shoqëron? (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po mban në këto momente “foltoren” e radhës me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Takimi i Berishës po zhvillohet në Tiranë, në hotel Rogner, ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura, duke filluar që nga ish-missi Floriana Garo, Albana Vokshi dhe disa gra të tjera me ndikim publik.

Por sot në takimin e Berishës po merr pjesë edhe një person tjetër mjaft i rëndësishëm për të.

Bëhet fjalë për gruan e tij, Liri Berisha, e cila mesa duket ka vendosur t’i gjendet në krah ish-kryeministrit ditën e sotme./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 17:36