Berisha kritika Ramës: Ndihmo Ukrainën me fishekë nga kërcënimi ruso-komunist!

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Berisha është shprehur se Shqipëria duhet të shprehë solidaritet të plotë për të ndihmuar Ukrainën nga agresioni rus.

Ish-kryeministri shtoi se Shqipëria mund të ndihmojë të paktën me fishekë vendin mik, në këto ditë të vështira.

“Të paktën ta furnizojmë me fishekë Ukrainën. Tani vendi ynë mik ndodhet përballë agresionit rus. Pse nuk solidarizoheni një herë të vetme me bashkimin Europian”, u shpreh Berisha./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 12:34