Berisha: Kjo verë ekspozoi “narkoshtetin”, Agasi është mafiozi më i rrezikshëm pas Edi Ramës

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ngjarjet e muajve të fundit kanë nxjerrë në pah mënyrën se si funksionon ajo që ai e cilësoi si “narkoshtet”.

Një pjesë të fjalës së tij Berisha ia kushtoi situatës së zjarreve gjatë verës. Sipas tij, paratë e parashikuara për emergjencat civile u shpenzuan për organizimin e koncerteve, me synimin për të neutralizuar protestat. Ai tha gjithashtu se, krahas zonave të përfshira nga flakët, në Poliçan, Divjakë, Dimal dhe Tiranë u dogjën edhe teserat e Partisë Socialiste nga vetë anëtarët e saj.

Të lidhura

None found

Berisha foli edhe për dështimin, sipas tij, të propagandës teknologjike, duke sjellë si shembull rastin e Ermal Beqirajt dhe faktin që tenderat milionësh vijuan të jepeshin edhe pas nisjes së hetimeve. Ai u ndal më tej te arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, të cilin e përshkroi si “mafiozin më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe Evropës Juglindore pas padrinos Rama”.

Kryetari i PD-së deklaroi se gjatë kësaj vere u rrëzua edhe imazhi i drejtësisë së re. Ai pretendoi se SPAK-u kontrollohet nga kryeministri dhe përmendi lirimin nga qelia të ish-ministrit Ilir Beqaj. Berisha e krahasoi këtë rast me çështjet e Saimir Tahirit dhe Vangjush Dakos, duke thënë se qytetarëve nuk iu rikthye asnjë prej parave të vjedhura.

Në fund të fjalës, Berisha iu referua dosjes “Albanian Files”, ndërsa 523 projektet e përfshira në të i cilësoi si “523 arsye për ta çuar Ramën në qeli”. Ai paralajmëroi se shqiptarët mund të përballen me një gjobë prej 500 milionë eurosh, për shkak të ndërhyrjeve të njëanshme të qeverisë në projektin e Aeroportit të Vlorës.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş