Berisha kërcënon Ramën nga Kukësi: Daullet bien për ty! Është punë burrash, jo pengjesh (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kukësi i ka bërë një thirrje në formë kërcënimi kryeministrit Edi Rama.

Berisha është shprehur se Rama duhet të ruhet nga “foltorja” pasi është punë burrash e jo punë pengjesh sipas tij.

Sipas Berishës, daullet që e mirëpritën Berishën në Kukës, bien për Edi Ramën.

“Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruyar si viganë në anën e drejtë të saj. Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD në rrugën e fitores së sigurt. Do ti them zografit Bis, Edvin ndiqe këtë foltore kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh.

Dëgjoji ato daulle , po bien për ty. Mandatin se gëzon dot ti se vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 milion euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti. Dëgjoji ato daulle sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë për të terrorizuar shqiptarë.

Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Pse e dha? Te kryeministria e kemi radhën tani me atë daulle… e dha sepse u akuzua se kishte përdorur para për të blerë qëndrime pozitive në zgjedhje. Më shumë se Edi Rama nuk ka dhënë njeri në Evropë. Këto Edvin populli nuk ti fal ty. Mos luaj me pengje se këto janë punë burrash jo pengjesh,” tha Berisha./albeu.com