Berisha i vendosur: Të premten do të jem në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” është shprehur se më 10 shtator do të jetë në Kuvend.

“Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë”, tha Berisha.

Kujtojmë se futja e Berishës në Kuvend ka qenë një çështje shumë e diskutuar kohët e fundit, pasi është shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim para disa javësh i ka bërë thirrje Bashës të mos e fusë në Kuvend ish-liderin demokrat, ku tha që “një parti nuk mund të vijojë të hajë barë” për hatër të një deputeti të saj./albeu.com

 

 

 


Shtuar 6.09.2021 21:19