Berisha fton shqiptarët në protestë, mësohet vendi i nisjes dhe ora (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur ditën e hënë.

Protesta pritet të mbahet gjatë kohës që në Tiranë do të jetë i pranishëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët pritet të mbajnë takim në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi:

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë

Kjo është protesta e parë e lëvizjes opozitare të drejtuar nga Berisha brenda Partisë Demokratike që lidhet pikërisht me Ballkanin e Hapur, një nismë që ish-kryeministri e ka kundërshtuar që në zanafillën e saj./albeu.com/