Gjatë një takimi me ekspertët e trashëgimisë kulturore në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha diskutoi rreth problematikave të pasurive kulturore të vendit tonë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/862353638502628
Një ndër çështjet e cekura ishte dhe stadiumi “Air Albania”.
Sipas Berishës kryeministri, Edi Rama është i vetmi person që lavdëron projektin e stadiumit, ndërsa thotë se kulla e stadiumit pengon rritjen e barit, pasi pengon rrezet e diellit.
“Nuk ka njeri që të lavdërojë këtë stadium, përveç Ramës. Kulla dëmton barin në fushë, sepse pengon diellin. Tani është vërsulur në objekte të tjera. Edi Rama me oligarkët e tij po bëjnë gati mbi 100 vila për “Parkun e Butrintit””, tha Berisha.