Kreu i Partisë demokratike gjatë mbledhjes me Këshillin Kombëtar ka folur disa tema ku një ndër to ishte prishja e kopshtit dhe kolegjit “Mehmet Akif”.
Mbi këtë cështje Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama pasi sipas tij ky i fundit i ka mbyllur për shkak të urdhërit të Erdogan.
Berisha: Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që nuk duhet të harrojnë kurrë se kombi është i pari. Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike në raportet tona fetare. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit musliman i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij, tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. Nuk ka akt më të turpshëm, më të shpifur sesa të mbyllesh kopshte e çerdhe me arsyetimin se janë të lidhur me terroristët në Turqi. Gjetën një oligark Sinan Idrizin për të thjënë se është pronari i godinës. I them Sinan Idrizit mos e bëj këtë, mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk mund tëe ndikojë kurrë në mbyllje shkollash. Rama nuk ka atdhe, është një njeri që i është përkushtuar vjedhjes së tij./albeu.com