Berisha: Do krijoj aleanca të fuqishme për të rikthyer PD-në (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të krijojë aleanca të shumta me faktorë politikë dhe me qytetarët për të rikthyer sovranitetin e Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se vendimi i sotëm i Bashës ishte shkallmimi i Partisë Demokratike.

Sipas tij Partia demokratike nuk duhet të jetë një fasadë opozitë në duart e Ramës e të Sorosit, por duhet t’u rikthehet shqiptarëve./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 21:38