Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dalë nga banesa e tij për t’u paraqitur në SPAK.
Ai ka folur shkurtimisht për mediat, në këtë dalje të tij të dytë që nga izolimi i tij më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ku për herë të parë ai ka dalë nga banesë më 23 janar dhe sërish arsyeja ishte e njëjtë për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
“Më i motivuar se kurrë. Akuzat ndaj meje, trillime të Ramës”, ka deklaruar Berisha, teksa dilte nga banesa.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Berisha është nën hetim për veprën penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.