Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit ku ka kërkuar fjalën.
Berisha ka dalë nga procedura, ndërkohë që zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e ka lejuar.
Ajo i ka kërkuar që Berisha të lirojë foltoren.
Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetë këtu e t’u thotë qytetarëve se
“Zënia e foltores është shkelje. Lironi vendin. ulni se nuk po flisni për procedurë. Çfarë është kjo mani për të pushtuar? Mos i fyeni të gjithë njerëzit në parlament. Zoti Berisha ju kujtoj edhe një herë rregulloren e Kuvendit.”, tha Felaj.