Bëri thirrje për hetime të përdorimit të armëve kimike kundër kurdëve, Turqia arreston shefen mjekëve për “propagandë terrori”

Kreu i shoqatës së mjekëve të Turqisë është arrestuar për shkak të thirrjes për një hetim mbi pretendimet se ushtria përdori armë kimike kundër militantëve kurdë. Sebnem Korur Fincanci dyshohet se ka përhapur propagandë terroriste dhe fyer Turqinë, thonë prokurorët. Një aktiviste kryesore e të drejtave të njeriut, ajo i bëri komentet në mediat pro-kurde.

Sipas BBC, javën e kaluar grupi militant kurd publikoi një video që tha se tregonte trupat turke duke lëshuar një substancë në një shpellë, si dhe efektet e saj tek një luftëtar mashkull dhe femër. PKK identifikoi 17 nga anëtarët e saj të cilët tha se ishin vrarë kohët e fundit nga armë të tilla në Irakun verior.

Fincanci, e cila është gjithashtu specialiste e mjekësisë ligjore, i tha Medya Haber TV se ajo kishte parë videon dhe besonte se ishin përdorur gazra toksikë që preknin sistemin nervor. Kreu i burgosur i partisë pro-kurde HDP në Turqi, Selahattin Demirtas, ra dakord me të se duhet të ketë një hetim.

Turqia mohon përdorimin e armëve kimike kundër PKK-së, të cilën BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste. Ministria e mbrojtjes në Ankara tha se forcat e armatosura të Turqisë nuk përdorën municion të ndaluar nga ligji ndërkombëtar dhe ndihmësit e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan kritikuan Fincanci për përsëritjen e pretendimeve.

Erdogan është zotuar të marrë masa kundër shoqatës së mjekëve turk dhe kryetares së saj, të cilën ai e akuzoi se fliste gjuhën e PKK.

 


Shtuar 26.10.2022 16:26