Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka ndryshuar dëshmi në lidhje me publikimin e videove të bujshme në Tik Tok. Kësaj here, Kapedani ka deklaruar se videot janë hedhur nga fëmijët e saj në këtë rrjet social.
Mësohet se gjyqtarja mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. “Videot janë personale të miat”, deklaroi gjyqtarja, dhe ka dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD, mbi personat që mund ti kenë postuar.
“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.
Kapedani është gjyqtare prej vitesh dhe së fundmi është zgjedhur nga anëtarët e Gjykatës së Elbasanit edhe zëvendës kryetare.
Disa video të saj ishin kryefjalë e mediave dhe rrjeteve sociale javën e kaluar, teksa gjyqtarja shihej në video provokuese, edhe brenda zyrave ku ajo punonte.