Beogradi nuk gjen qetësi, adoleshentja plagos me thikë një mësues dhe një nxënës në gjimnaz

Policia ka ndaluar një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, e cila ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë.

Një vajzë e lindur në vitin 2007 ka prerë me thikë një djalë dhe mësuesin e asaj shkolle. Ajo u ndalua nga policia.

Kujtojmë që një tjetër tragjedi ndodhi dje në Beograd ku 14- vjeçari K.K. dje vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

Ai aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.


Shtuar 4.05.2023 16:42