Benzi shmang përplasjen me maunen, por përfundon në kanal: Një i plagosur

Një aksident ka ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të kthesës së fshatit “Andon Poçi”.  Mësohet se një maune e cila vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë të një automjeti Mercedez-Benz.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë këputja e aksit të pasme të rrotave. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shoferit të Benzit, por manovra ka shkaktuar daljen e mjetit nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili ishte pasagjer në mjetin Benz.


Shtuar 11.06.2021 11:58