“Benzi” përplaset me motorin në Elbasan, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit ku janë përfshirë dy automjete.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një motor e si për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i këtij të fundit.

Policia është nisur drejt vendgjarjes për të punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 24.06.2021 22:27