Beniada i hyn muzikës? Publikon së shpejti projektin me këngëtaren e njohur shqiptare

Ish-banorja e “BBV1” Beniada Nishani ka treguar për “Wake Up”, se së shpejti do e shohim në muzikë.

Ajo tregon se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Arlinda Gjoni dhe se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëron publikun se nuk ka lidhje me jetën e saj private.

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani.


Shtuar 19.09.2023 10:53